Rama propozon: Kuvend të përbashkuar Shqipëri - Kosovë në nëntor
Kryeministri Edi Rama propozon një kuvend të përbashkët. Në replikë të homologut kosovar që i tha se bashkëpunimi mes dy shteteve tona në kohën e paqes duhet të rindezë entuziazmin që pati në kohën e luftës për çlirim, Rama propozoi një kuvend të përbashkët.
Edi Rama: Në funksion të optimizmit i cili kthehet në entuziazëm unë do tju propozoja që, duke qenë se jëmi në 110 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë dhe ngritjes së flamurit të pavarur të Shqipërisë ne të kishim në nëntor, po na u dha mundësi dhe po u ra dakord dhe po na u dha mundësia ne të dyve të adresojmë këtë dhomë të përbashkët ku të kuvendit.
Nëse bashkarisht arrijmë të bindim të dy kryesitë e kuvendeve në Kosovë dhe Shqipëri që të kemi këtë kuvend të përbashkët atëherë japim dhe mesazhin për ato që lexojnë sloganet e mbledhjeve që këto nuk janë slogane bosh.
Mbledhja e tetë e qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë me sloganin të përbashkuar materializohet në kuvendin e përbashkuar të nëntorit dhe ky është një projekt që na vlen. Puna e nisur mes dy kuvendeve, mes dy kryetarëve të kuvendeve dhe mes grupeve parlamentare ka kaluar komplet në një nivel tjetër përsa i përket ndërveprimit dhe ndarjes së informacionin për legjislacionin si dhe përafrimin e legjislacionit për ato procese që janë të përbashkueshme.