Tiranë/ Kërkoi të korruptojë policinë me një shumë parash, arrestohet në flagrancë 43 vjeçari

Është arresuar në flagrancë një 43 vjeç banues në Tiranë.

43 vjeçari me inicialet A. Ç është kapur duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur. 

"Me qëllim shmangien e masës administrative.A. Ç ka tentuar të korruptojë punonjësin e policisë, duke i ofruar një shumë parash", njoftoi policia sot (20 qershor).

Mbi këtë shtetas rëndojnë veprat penale "Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt" dhe "Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike".