Në shtator, Rama rezolutë kundër raportit të Dick Marty në Strasburg: Akuzat pa fakte. Më lini të rri vëllai i Vuçiç e Kurtit
Kryeministri shqiptar Edi Rama tha se Shqipëria po përgatit një rezolutë kundër raportit të vitit 2010 që akuzoi ish-presidentin e Kosovës për krime lufte, e cila do t'i dorëzohet Këshillit të Evropës.
Kryeministri, Edi Rama, bëri të ditur se në shtator do të udhëtojë drejt Strasburgut ku do ti paraqesë personalisht një raport në Këshillin e Evropës që po përgatitet në parlamentin e Shqipërisë për të vënë në pikëpyetje raportin e Dick Marty dhe atë që ai pretendoi se ishte ndikimin rus mbi këtë.
Edi Rama:“Ne jemi duke përgatitur një rezolutë për Kuvendin e Shqipërisë. Do të shkoj personalisht në Strasburg, në rastin më të parë, shpresoj në shtator për tiu drejtuar Këshillit të Europës për një fakt që bëhet gjithnjë e më shqetësues.
Është pabazueshmëria totale e raportit të Dick Martit dhe influenca ruse mbi këtë përrallë të një Shtëpie të Verdhë e trafikut të organeve. Duke pasur parasysh që akuza e trafikut të organeve është akuzeë e përsëritur edhe në kontekste të tjera nga ana e propagandës ruse. Duke pasur parasysh dhe në Këshillin e Sigurimit Rusia ka goditur sërish me një fjalim të ambasadorit të saj duke u kthyer tek trafiku i organeve”
“Nuk ka asnjë fakt të lidhur me Dick Marty e raporti i tij që ishte shkaku pse u mor rruga drejt Gjykatës Speciale, për këtë dikush të hapë veshët në most ë përgjigjet të paktën duhet të dëgjojë. Bota duhet ta dëgjojë. Sponsorat e atij tribunal duhet ta dëgjojë. Ai tribunal është projektuar për tu dhënë përgjigjeve akuzave të Dick Marty. Nuk ka asnjë gjë në atë akuzë. Zero. Kemi të drejtën të besojmë se këtu janë duar aspak dashamirëse me Kosovën e shqiptarët që e kanë nxitur këtë raport.”
Sa i takon marrëdhënieve me Serbinë pasi kritikoi me ironi gazetarët kosovarë të cilët e kanë bërë "vëllai i Vuçiqit" Rama tha "Ne nuk na duhet një Serbi e radikalizuar aq më tepër në kontekstin e sotëm"
Edi Rama:"Ne nuk na duhet një Serbi e radikalizuar aq më tepër në kontekstin e sotëm. Duhet të bëjmë çmos të rrisim të gjitha ato mundësi që integrojnë këtë pjesë të Europës, jo pa arsye që është pjesa më e prapambetur historikisht në një nivel tjetër ndërveprimi ekonomik e shoqëror. Nuk hyj në çështjen e administrimit të dialogut Kosovë – Serbi, është e drejtë ekskluzive e Albin Kurti dhe e gjithë atyre që Kosova ka zgjedhur, sikundër nuk besoj se qasja jonë e ndryshme ndaj Serbisë dëmton në çfarëdolloj mënyrë qasjen apo qëllimin përfundimtar. Janë dy rrugë të ndryshme drejt të njëjtit qëllim. Njohja e Kosovës nga Serbia e paqja e drejtë.
Disa herë Rama u përpoq të bindte gazetarët se marrëdhëniet me Albin Kurtin ishin të mira Rama bëri dhe batutë.
Edi Rama: “Ne kemi një marrëdhënie që është e kahershme që është shumë miqësore dhe do të jetë e tillë gjithmonë. Ne jemi njëkohësisht njerëz me bindje të forta. Dhe të gjesh njerëz me bindje të forta që të gjejnë dakordësi ose u janë dobësuar bindjet ose nuk i kanë pasur ndonjëherë të forta.
Në këtë pikë ne jemi absolutisht të qetë. Po të jeni kur jem bashkë e të shikoni volumin e qeshjeve dhe autoironisë që na bashkon reciprokisht do të thoni që jo ky nuk është vëllai i Vuçiçit por i Albinit. Prandaj më lini të rri vëllai i të dyve se mund tju duhem në të ardhmen”