"Mohimi akt antikombëtar, përdhosje për dhjetëra mijëra shqiptarë", Berisha thirrje Ramës të njohë gjenocidin serb në Kosovë

Ish kryeministri Sali Berisha ka kërkuar që kryreministri Edi Rama të njohë  gjenocidin serb në Kosovë.

Përmes një poztimi në rrejtin e tij social Facebook Berisha shkruan se mohimi i gjenocidit është një akt antikombëtar, është përdhosje për së vdekuri të dhjetëra mijëra shqiptarëve që u vranë vetëm për shkak të etnisë së tyre.

Postimi i plotë:

Vasali i Beogradit, Edi Rama duhet të njohë  gjenocidin serb në Kosovë!

Miq, qëndrimi i Edi Ramës në një linjë me padronin e tij, Aleksander Vuçiç në mohimin e gjenocidit ciklik serb ndaj shqiptarëve në Kosovë, është një akt antikombëtar, është përdhosje për së vdekuri të dhjetëra mijëra shqiptarëve që u vranë vetëm për shkak të etnisë së tyre në 150 vitet e fundit nga barbarët serb. Në veçanti ai duhet të dënoj gjenocidin e fundit serb në Kosovë gjatë operacionit “Patkoi” në të cilin serbët mizor vranë, therën, dogjën të gjallë mbi 1400 fëmijë shqiptar. Dënoj me ashpersinë me të madhe qëndrimin antishqiptar, çnjerëzor të vasalit te Beogradit në mohimin e gjenocidit serb në Kosovë!