Rama e Kurti në konferencë: Duam të arrijmë 1 mld euro shkëmbimin tregtar. Me sytë nga Porti e hekurudha Durrës- Prishtinë

Kryeministri Edi Rama dhe Albin Kurti ndodhen në konferencën e përbashkët

Kurti dhe Rama ranë dakord dhe vunë theksin tek avancimi i shkëmbimi tregtar

Edi Rama:"Albini e tha me fjalë të tjera unë po e them me shifër, volume tregtar mes Shqipërisë e Kosovës ka qenë 136 mln euro, sot jemi në 433 mln euro. Nuk është ende volume që kemi ambicien ta arrijmë, mbi 1 miliardë. 433 milionë lekë është një shifër domethënëse është rezultat i djersës e mundit dhe ambicies së sipërmarrësve shqiptarë në të dyja anët por dhe I lehtësirave që ne kemi mundur të krijojmë.

Dy projekte te rendesishme

"Projekti i hekurudhës Durrës Prishtinë është një ndër projektet më të mëdha e më të rëndësishme. Kjo hekurudhë do të lidhë Kosovën me korridoret që kalojnë pranë nesh, do të bashkojë dhe më fort ekonomitë tona"

Porti i ri i Durrësit dhe Porti i Thatë i Prishtinës është quajtur “projekti më ambicioz strategjik që transformon të gjithë infrastrukturën e zhvillimit tregtar dhe nxit si asnjëherë më parë ekonominë e dy vendeve por vendos Shqipërinë së bashku me Kosovën në qendër të një graviteti rajonal dhe kthen Durrësin në një nga portat më strategjike e ekonomike të Mesdheut. Për të shkruar tek projektimi i hekurudhës Durrës - Prishtinë” tha Rama 

Në nëntor Kuvendi i përbashkuar

Edi Rama: Në nëntor do të mbahet Kuvendi i përbashkuar i të dyja Republikave. Seancë jubilare ku deputetët e të dy vendeve do të jenë bashkë për tu adresuar popullit shqiptar kudo ku janë. Në periudhën e fundit të vitit do të publikohet revista bashkëqeveritare.

Kritikëve Rama u përcolli një mesazh: "Qentë le të lehin karvani do ecë përpara"