Fier/ Në një javë arrestohen 15 drejtues mjetesh, pa leje drejtimi e të dehur në timon
Nga Ora News Përditësimi i fundit 20 Qershor 2022, 11:23
Në Fier, 15 persona janë arrestuar pasi janë kapur duke drejtuar mjetet pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur.
Gjithsej janë proceduar administrativisht 2342 drejtues mjetesh; 754 për tejkalim të normave të shpejtësisë, kurse 207 prej tyre, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit.
266 drejtues mjetesh janë proceduar për mosvendosjen e rripit të sigurimit ndërsa 479 janë vendosur për parakalime të gabuara.
Gjithashtu janë pezulluar 90 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 6 të tjetrë për drejtim automjeti, nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.
51 gjoba janë vendosur për drejtim të motomjetit pa kaskë mbrojtëse.