Korçë/ Mbytën me litar e hodhën në rezervuar 26 vjeçarin, 3 të arrestuarit dalin para gjykatës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Qershor 2022, 12:58
Gjykata e Korçës ka vendosur masën arrest me burg për tre autorët e dyshuar të vrasjes së Martin Çeços.
Ata akuzohen për vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim.
Masa e sigurisë u dha nga gjyqtari Besnik Shehu ndërsa prokuror ishte Oli Visi.
Tre autorët që morën masën arrest me burg për vrasjen e Martin Çeços janë Bleti Angjo, Valter Mollaj dhe Edlir Mollaj.
Shenjat në qafën e 26 vjeçarit Martin Çeço, i cili u gjet i vdekur në rezervuarin e fshatit Kolanec të Maliqit më 16 qershor 2022 shtynë grupin hetimor që rastin ta hetonte ngjarjen si vrasje. Dy ditë pas gjetjes së trupit, policia zbuloi se viktima ishte mbytur me litar dhe ishte hedhur në rezervuar. Për këtë krim të rëndë u arrestuan Bleti Angjo, Valter Mollaj, dhe Edlir Mollaj.



Martin Çeço

