Gjykata e Torinos e dënoi me 10 vjet, arrestohet në Tiranë 38 vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar
Përmes operacionit policor të koduar "Torino", është arrestuar Arsen (Flakton) Daci, 38 vjeç, banues në Tiranë i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.
"38 vjeçari vihet në pranga, me qëllim ekstradimin. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Torinos, Itali, e ka dënuar me 10 vjet e 5 muaj burgim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", Vjedhja", dhe "Mbajtja e sendeve të vjedhura", parashikuar nga Kodi Penal italian", njoftoi policia.
Gjithashtu, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar 38-vjeçarin me 2 muaj e 17 ditë burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”,
Shërbimet e Seksionit të Kërkimit në DVP Tiranë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë të mundur sot (20 qershor) kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, të 38 vjeçarit.