Plagosën rëndë 29 vjeçarin në Kavajë, policia në kërkim të tre autorëve

Tre shtetas kanë plagosur me mjetë të forta një 29 vjeçar.

I riu ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.  

Ndërkohë po punohet për kapjen e autorëve,  shtetasve Sh. K., 26 vjeç, banues në Kavajë,  I. B., 31 vjeç, banues në Durrës, dhe A. K., 34 vjeç, banues në Lushnjë të cilët në bashkëpunim me njëri tjetrin dyshohet se kanë goditur me sende të forta shtetasin B. H, njoftoi policia sot (20 qershor).

Sakaq një plagosje tjetër ka ndodhur në Tiranë ku shtetasi J. F., 43 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grusht shtetasin R. F., 61 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.