"Të falat qenit!" Rama hap mbledhjen e përbashkët me një mesazh....
Mes kryeministrit Edi Rama dhe kryeministrit Albin Kurti ka çështje të hapura por kjo tha ai nuk ndikon në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Rama përdori të lehmen e qenit për ata njerëz që sic tha ai duan të fusin xixa mes Ramës dhe Kurtit
Edi Rama: Faleminderit dhe për ndalimin e shiut pasi ka pasur herë pas here reshje 20 minutëshe që mund të prishnin. Ishte një qen që lehte atje përpara se të këndonim himnet mirëpo pas këndimit të himneve qeni nuk lehu më çka mbase jep një mesazh për të ngjashmit e tij në botën e njerëzve që kërkojnë të fusin vazhdimisht xixa mes nesh dhe kërkojnë të shikojnë me patjetër çështje të hapura mes meje dhe homologut këtu.
Nuk ka të tilla pasi ne jemi shumë të hapur dhe çështjet për të cilat nuk merremi vesh kemi kënaqësinë e madhe ti ndajmë duke u marrë vesh të mos merremi vesh kështu që me të falat përkatëse për qenin e konsideroj të hapur këtë mbledhje"