Balliu: Qeveria kërkon të përqëndroj pushtetin në duart e saj, prish balancën e pushteteve
Ish deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu gjatë një interviste për Ora News foli rreth Reformës Territoriale. Balliu tha se qeveria kërkon të përqëndroj pushtetin në duart e saj. Kjo gjë sipas Balliut prish balancën e pushteteve
Klevis Balliu: Maxhoranca e cila ka për qëllim përqëndrimin e pushtetit dhe ajo e ka vërtetuar këtë me një seri institutucionesh. Kjo maxhorancë kërkon me doemos përqëndrimin e pushtetit vetëm në duart e qeverisë. Të gjitha kopetencat i ka marrë qeveria dhe qeveria kërkon ta shtojë këtë. Sot kemi Bashki të cilat nuk kanë asnjë fuqi, asnjë autoritet lokal dhe asnjë pavarësi nga qeveria dhe nuk mund të zgjidhin asnjë problem real të qytetarëve që përfaqësojnë pasi të gjitha kompetencat e tyre i ka marrë qeveria.
"Është logjike që me shtimin e Bashkive pushteti nuk i lihet i gjithi në dorë qeverisë. Qytetarët duhet të kenë mundësi të përfaqësohen nga Bashkitë. Bashkitë duhet të kenë kompetencat e tyre, të kenë mundësinë për të ndihmuar qytetarët. Maxhoranca ka për interes vetëm mbajtjen dhe kapjen e pushtetit me çdo mjet dhe çdo mënyrë", u shpreh Balliu.
