Kujdes fëmijët nga i nxehti! Mjekët: Mos të ekspozohen në diell gjatë orëve të pikut
Javën e ardhshme temperaturat parashikohen të arrijnë deri në 35 gradë. Mjekët këshillojnë prindërit që të tregojnë kujdes ndaj fëmijëve dhe të mos i ekspozojnë ata në orët e pikut. Për të shmangur problemet shëndetësore nga temperaturat e larta këshillojnë sa më shumë lëngje e ushqime të freskëta.
Në ditët në vijim temperaturat parashikohen të arrijnë deri në 35 gradë.
Mjekët këshillojnë kujdes maksimal ndaj fëmijëve për të shmangur problemet që shkakton i nxehti.
Aida Mara pediatre rekomandon prindërit që të mos i ekspozojnë gjatë të vegjlit në diell.
Orët e mesditës kur rrezatimi është i lartë duhet të shmangen.
“duhet të dalin në diell në temperaturat që janë të mëngjesit, deri në orë 11 maksimumi. Në orën epikut duhet të rrinë brenda dhe të dalin pas orës 5.”
Dehidratimi është një ndër problemet që shkaktojnë temperaturat e larta.
Më shumë ujë e lëngje këshillon mjekët.
“Dehidrimi shoqërohet edhe me rritjen e temperaturës trupore.”
Po ashtu gjatë këtyre muajve fëmijët duhet të ushqehen shëndetshëm.
Kujdes duhet treguar edhe me kondicionerët apo mjetet e tjera ftohëse.
Temperaturat në shtëpi duhen mbajtur deri në 25-27° dhe asnjëherë jo më shumë se 5-6° më pak se ambienti jashtë.
“Në ambientin përreth ta mbajnë të freskët. Kondicionerët mund të vendosen në punë, por duhet një temperaturë ambientale.”
Pasojat më të shpeshta që vijnë si rezultat i temperaturave të larta janë: goditja nga dielli, goditja nga nxehtësia, dëmtimet në sy apo lëkurë, Infeksionet dhe intoksinacionet për shkak të ushqimeve.
