Trafik i rënduar në autostradën Durrës-Tiranë, policia apel shoferëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Qershor 2022, 16:24
Trafik i rënduar në autostradën Durrës-Tiranë për shkak të fluksit të madh të automjeteve në kthim për në Tiranë .
Policia iu ka bërë apel qytetarëve që të përdorin rrugët alternative:
*Durrës-Tiranë (Rruga e Ndroqit);
*Elbasan-Tiranë.
Gjithashtu, është kërkuar që të gjithë drejtuesit e mjeteve gjatë udhëtimit të respektojnë distancën e sigurisë nga mjeti në mjet.