Zjarr pranë shkollës së muzikës në Fier, tregu i rrobave të përdorura përfshihet nga flakët

Një zjarr ka përfshirë tregun e rrobave të përdorura pranë shkollës së muzikës në Fier. 

Mësohet se zjarri ka rënë rreth orës 14:35 të ditës së sotme, në fillim në pjesën e çatisë së tregut e më pas tymi është përhapur në brendësi të tij. 

Frika dhe paniku ka mbërthyer banorë të zonës të cilët kanë njoftuar zjarrëfikësen e Fierit.

Forct zjarrëfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes.

Ata kanë hapur me forcë derën e tregut pasi ka qenë  e mbyllur.

Në brendësi të tregut nuk janë konstatuar dëme, ndërkohë që ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve ka shmangur djegien e të gjithë hapsirës.

Tregu ndodhet në mes të pallateve dhe një zonë të banuar. 

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe ambulanca dhe forcat policore, ndërsa po punohet për të gjetur shkaqet e rënies së zjarrit.

Zjarr pranë shkollës së muzikës në Fier, tregu i

Zjarr pranë shkollës së muzikës në Fier, tregu i