Vlorë, ishte në kërkim për mashtrim e falsifikime, prangoset 62-vjeçar
Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 62-vjeçar, i cili ishte në kërkim nga autoritetet.
Kështu, në pranga ka rënë 62-vjeçari me iniciale K. Sh, i cili akuzohet për falsifikim dokumentet, i kryer në bashkëpunim.
“Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiar në DVP Vlorë, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim K. Sh., 62 vjeç, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë me vendim e datës 18.06.2022, i ka caktuar masën “Arrest në burg“ për veprat penale “Mashtrimi më shumë se një herë”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve” kryer në bashkëpunim më shumë se një herë.” – njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
