Rrësheni pa rrugë e trotuare, qytetarët fajësojnë Bashkinë për gjendjen

Pamjet që vijnë nga Rrësheni tregojnë një panoramë ku thuajse të gjitha rrugët e brendshme të qytetit janë dëmtuar.

Një pjesë janë të pashtruara e të tjerat janë gjithë me gropa. Të pamirëmbajtur janë edhe trotuaret ku kalojnë këmbësorët.

Bashkia e drejtuar 3 mandatet e fundit nga të majtët duket se i ka përqendruar investimet vetëm në qendër të qytetit.

"Vetëm në qendër të qytetit është shtruar me pllaka. Këtu ka qenë investim shumë i madh e me lek shumë dhe kanë pasur mundësi të përvetësonin fondet."

Qytetarët thonë se shohin rregullimeve vetëm gjatë fushatave elektorale.

"Mbulojnë disa gropa sa për të kaluar e për të thënë jemi duke e bërë një punë, sa për të marrë votat."

Kërkojnë që taksat që paguajnë të përkthehen në investime.

"Në mes të qytetit gropa gjysëm metre, krijojnë shumë probleme, prishet makina."

"Nuk ka mermetime nëpër qytet."

Përfaqësuesit e Bashkisë Mirditë të kontaktuar nga Ora News pranojnë problematikën por thonë se për shkak të mungesës së të ardhurave e kanë të pamundur të ndërhyjnë në përmirësimin e infrastrukturës.