Aksident në Sarandë/ Makina përfundon në oborrin e një shtëpie, plagosen dy të rinj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Qershor 2022, 16:41
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në Sarandë.
Një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në oborrin e një shtëpie.
Për pasojë janë plagosur 2 të rinj që janë dërguar me urgjencë në spital.
Ende nuk dihet arsyja e aksidentit të rëndë por nga pamjet e siguruara duket se automjeti është shkatërruar. Nga kamerat e sigurisë duken pamjet e aksidentit kur makina vjen me shpejtësi, thyen kangjellat, rrotullohet dhe bie në oborrin e banesës.
Banorët shprehen se rruga paraqet rrezikshmëri dhe për shkak të mungesës së sinjalistikës dhe vendosjes së gungave për ulje të shpejtësisë. Rruga ndodhet në lagjen numër 4.
