Gjirokastër, po transportonte 4 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 22-vjeçari
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar "ROAD GUARD 26", për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandimit të emigrantëve nga vendet e treta, kundrejt fitimit.
Transportonte 4 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 22-vjeçari, ndërsa sekuestrohen 1 automjet dhe 1 aparat celular.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rrugore, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor "Road Guard 26", si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi D. D., 22 vjeç, banues në Tiranë. Në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë, në afërsi të fshatit "Humelicë", shërbimet e Policisë kapën në flagrancë shtetasin D. D., duke transportuar me automjetin "Volksëagen", 4 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe 1 aparat celular.” – njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale "Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve".
