Festa e grurit, panair hallesh. Fermerët e Myzeqesë ankohen për kostot dhe çmimin e shitjes
Në Myzeqe për të tretin vit u organizuar festa e grurit. Fermerët iu gëzuan të korrave por nuk lanë mënjane hallet që i shqetësojnë. Kostot janë të larta ndërsa në treg çmimi i shitjes është i ulët.
Në Myzeqe korrja e grurit është festë.
Buka e re bëri bashkë bujq e prodhues.
Me këngë e valle në fushat e sapokorrura treguan se mbajnë gjallë traditën.
Por edhe pse festë bujqit nuk i fshehën hallet që i mundojnë.
Thonë se kostot u janë shtuar.
“140 mijë ka shkuar kuintali i uresë.”
“Kam 10 hektarë me qira dhe s’kam marrë asnjë litër naftë.”
Çmimi në treg që shkon deri në 4 mijë e 500 lekë për një kuintal grurë për ta nuk leverdis.
“Ku ta shesim, ta hajë miu aty.”
Për shkak të çmimeve të larta të karburantit e plehrave kimike sipërfaqet me grurë nga viti në vit po reduktohen.
“Nga plugimi dhe pesticidet, nuk na del kostoja.”
Teksa bota po vuan mungesën e grurit dhe shtrenjtimin e tij si pasojë e luftës në Ukrainë, në Shqipëri bujqit thonë se e kanë mundësinë të prodhojnë me cilësi të lartë, por u duhet mbështetje nga shteti.
“Të vejë të paktën te 60, sepse po vjen misri dhe gruri nga Serbia.”
Përfaqësuesve të qeverisë u bëjnë thirrje që t`i dëgjojnë për shqetësimet që kanë.
Por teksa kriza e drithit u shfaq pasi sipërfaqet me grurë ishin mbjellë, bujqit e kanë shfrytëzuar situatën për të kultivuar misër që është mungesë në treg.

