“Smart Balkan”, Norvegjia i jep 17 mln euro 6 vendeve të Ballkanit për projektin e përbashkët

Qeveria norvegjeze ka financuar mbi 450 grante në realizimin e një projekti në gjithë Ballkanin për garantimin e paqes dhe sigurisë në rajon.

Për të përmbushur këtë objektiv kërkohet një bashkëpunim i ngushte më shoqërinë civile dhe mediave, si instrumente të rëndësishëm në përballje e këtyre sfidave dhe integrimin ne Bashkimin Evropian.

17 milionë euro do të ofrohen për 6 vendet e Ballkanit, në kuadër të programit rajonal Smart Balkans, financuar nga qeveria norvegjeze.

Qëllimi i këtij projekti është forcimi i rolit të shoqërisë civile apo mediave, bashkëpunimi I të cilave me qeverinë do të kontribuojë në përmirësimin sigurisë, stabilitetit, mirëqenies dhe integrimit evropian në vendet respektive dhe rajonin në tërësi.

Gjatë konferencës prezantuese, menaxherja e projektit Mimoza Janova u shpreh se ky projekt kërkon një angazhim të gjerë dhe serioz të shoqërisë civile, në realizimin e objektivave.

Ndërsa renditi disa nga sukseset e fundit nga operacionet realizuara kundër krimit, trafikimit të lëndëve narkotike, armëve, sigurisë së kufijve dhe luftës kundër terrorizmit, zëvendës ministri i brendshëm Besfort Lamallari, theksoi se bashkëpunimi me median dhe qytetarët do kontribuoje për sigurinë në vend dhe përmbushjes së kushteve për të qenë më pranë anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Mbi 450 grantet do të ofrohen në të gjithë Ballkanin Perëndimor gjatë periudhës 2022-2025.