Banorët e fshatit Perondi në Kuçovë, në protestë: Jemi pa rrugë, pa investime dhe pa kanalizime
Banorët e fshatit Perondi në Kuçovë, në protestë. Të grumbulluar në qendër të fshatit banorët ankohen për bllokimin prej më shumë se 8-vjetësh të kolektorit qendror, që në çdo reshje shiu u përmbyt shtëpitë e tokat bujqësore.
Banorët e fshatit Perondi janë ngritur sot në protestë.
Ata janë grumbulluar në qendër të fshatit për të protestuar kundër bashkisë së Kuçovës, që i ka lënë në mëshirë të fatit, pa rrugë, pa investime dhe pa kanalizime.
Sipas banorëve-kolektori i grumbullimit të ujërave të larta dhe ujërave të zeza nuk është pastruar prej më shumë se 8-vjetësh dhe duke vijuar i bllokuar ai përmbyt jo vetëm banesat, por edhe tokat bujqësore të këtij fshati, në raste të reshjeve të pandërprera të shiut.
Vetëm gjatë këtij muaji familjet e këtij fshati janë përmbytur dy herë, uji u ka depërtuar jo vetëm brenda banesave por edhe në tokat bujqësore, duke dëmtuar të mbjellat.
Banorët shprehen se si rezultat i (edhe këto funksionin e tyre kudo Banorët pohojnë se, kanë shkuar shpesh herë në bashkinë e Kuçovës dhe në Njësinë Administrative Perondi, ku vetëm ju është premtuar se kanali do të pastrohet por deri më sot nuk është bërë asgjë.
Një tjetër shqetësim që kanë ngritur banorët e fshatit Perondi është edhe mungesa e rrugëve dhe investimeve nga ana e bashkisë, që e ka lënë këtë zonë në mëshirë të zotit.

