Fier, dogji me zjarr një sipërfaqe toke me prodhime bujqësore, arrestohet tropojani

Dogji me zjarr një sipërfaqe toke me prodhime bujqësore, në fshatin Ndërnënas, arrestohet në flagrancë nga Policia.

Policia e Fierit ka arrestuar arrestuan në flagrancë shtetasin A. S., banues në Tropojë, pasi në fshatin Ndërnënas, ka ndezur zjarr për djegien e barërave në tokën e tij, ku zjarri ka dalë jashtë kontrolli.

“Në vijim të punës hetimore për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. S., banues në Tropojë, pasi në fshatin Ndërnënas, ka ndezur zjarr për djegien e barërave në tokën e tij dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me prodhime bujqësore, në pronësi të shtetasit Th. N.” – njofton polici.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.