Shqiptari shkakton panik në Vatikan, plagos dy policë me makinë, ndalohet me paralizues

Një shqiptar ka shkaktuar panik në Vatikan.

Mësohet se një 39-vjecar shqiptar me precedent penal me një autoveturë BMW nuk i ka ndaluar urdhrit të ndalimit të Policisë italiane.

Pas disa minutash ndjekje nga policia ai është përplasur me një automjet policie.

Për të ndaluar forcat policore kanë qëlluar gomat e makinës të shqiptarit.

Më pas shqiptari ka hedhur nga dritarja e makinës portofolin dhe orën e dorës.

Për ta bllokuar shqiptarin është përdorur taser pistoleta paralizuese.

Ndërkohë dy agjentë policie kanë mbetur të plagosur nga përplasja e automjeteve e po ashtu dhe shqiptari.