Fier, ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes në sy të fëmijëve, shpallet në kërkim 31-vjeçari

Policia e Fierit ka shpallur në kërkim shtetasin me iniciale S. M., 31 vjeç.

Ai ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij në prezencë të fëmijëve të mitur.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin S. M., 31 vjeç, banues në Fier, pasi në prezencë të fëmijëve të mitur, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Po punohet për kapjen e 31-vjeçarit.” - njofton policia. 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.