Familjarët identifikojnë trupat e dy të rinjve, dyshimet e para pas makinës që u gjet e fundosur në rezervuarin e Çekrezit

Familjarët kanë bërë të mundur identifikimin e njërit prej dy të rinjve, trupat e pajetë të të cilëve u gjetën në makinën e gjetur në fund të rezervuarit të Çekrezit.

Ishte roja i sigurisë që me të mbërritur në punë ka parë makinën brenda në rezervuar dhe ka telefonuar policinë.  Pas disa orësh Polumbarët e RENEA-s kanë nxjerrë nga makina trupat e pajetë të Erjon Muca, 22 vjeç dhe Dorina Gjokgjinaj, 20 vjeçe.

Dyshimet e para janë se kemi të bëjmë me një aksident rrugor për shkak se rruga është e amortizuar dhe  nuk ka drita.

Ndërkohë që do të jenë dëshmitë e familjarëve dhe miqve të dy të rinjve që do të mund të zbardhin detaje.

Raportimi i gazetarit të Ora News, Edison Vatnikaj.