“Aspire”, akademia e ëndrrave që lufton “La Massia"-n e Barcelonës

Botërori i Katarit ka lindur në një nga ndërtesat më të vëçanta të Dohas, kryeqytetit ku jetojnë rreth 90 % e banorëve të vendit me popullsi 2.5 milionë banorë. Ndërtesa e ngritur pranë një prej stadiumeve është 300 metra e lartë dhe me simbolin e flakës olimpike në majë.

Me mbishkrimin “Aspire Academy”, ajo është një nga godinat më të veçanta të vendit nga Lindja e Mesme.  “Biletë vetëm vajtje për në parajsë” shkruhet diku më poshtë. Një shpikje e gjitha katariote,  rasti ideal për çdo të ri me ëndrra të mëdha. Mjafton që fëmijët të hyjnë në flluskën e ndërtesës moderne pa u shqetësuar për asgjë, për të tjerat mendon qeveria. 

“Aspire”, akademia e ëndrrave që lufton “La

Katari, kampioni i Azisë në vitin 2019 është një prej skuadrave më pak të njohura të Botërorit. Bomberi Almoez Ali ka lindur në Sudan por ai është shembulli i projektit të sheikëve për të importuar sa më shumë të rinj afrikanë në vendin e naftës. Filozofia e “Aspire” është e qartë, “Perfeksion, profesionalizëm dhe punë skuadre”.

“Aspire”, akademia e ëndrrave që lufton “La

Kjo është ajo që shfaqet menjëherë sapo klikon në faqen zyrtare. Misioni është ndërtimi i kampionëve të së ardhmes të ndihmuar nga kushtet ideale. “Aspire” lindi në vitin 2004 me një dekret të emirit Hamad Al Thani dhe në ndërtesën ku kultivohen të rinjtë e talentuar punohet gjithashtu me tenisin, volejbollin, basketbollin dhe sigurisht…futbollin.
“Aspire”, akademia e ëndrrave që lufton “La
Ideja për themelimin e akademisë lindi nga njeriu që zbuloi Lionel Messin në periferitë e Rosarios, Josep Colomer. Zbuluesi i talenteve e quajti seksionin e futbollit “Football Dreams” ku përveç lojës, të rinjtë shkollohen me kohë të plotë. 

“Aspire”, akademia e ëndrrave që lufton “La

Gjithsesi, gjatë viteve të fundit, skandalet në lidhje me moshën e fëmijëve detyruan drejtuesit të ristrukturonin gjithë strukturën e funskionimit duke e bërë një nga akademitë më mistike të planetit.     

“Aspire”, akademia e ëndrrave që lufton “La

Aktualisht, “Aspire” ka në pronësi dy klube europiane, Eupen në Belgjikë që e bleu për 4 mln. euro dhe Cultural Leonesa në Spanjë ndërsa ka nisur kontaktet me Leeds për bashkëpunim. Objektivi është i qartë, të bëhet akademia më e suksesshme në rang global. Të gjithë lojtarët e Kombëtares së Katarit e kanë bërë “zborin” në skuadrën e Eupen, ndërsa shumë prej tyre nuk kanë lindur në Katar.

“Aspire”, akademia e ëndrrave që lufton “La

Trajneri Felix Sanchez, i lindur në Katalonjë, prej një jete punonjës i “La Massias”, u larga nga vendi i tij për t’u bashkuar me projektin “Aspire” duke punuar gjatë edhe me procesin e natyralizimit të një pjesë të madhe të lojtarëve të kombëtares që do të luajnë në Kupën e Botës 2022. Sot “Aspire” përfaqëson aspiratat e mëdha sportive të vendit të vogël në Gjirin Persik. 

“Aspire”, akademia e ëndrrave që lufton “La