Tirana kundër rivalit “modest” në raundin e parë të Champions League
Tirana "peshkon" Diddeleng dhe mund të ndihet me fat nga shorti i Nyonit. Goglat e vazos në UEFA evituan skuadra më të forta për bardheblutë që në këtë raund mund të kishin peshkuar edhe kundërshtarë si Ludogorets apo Maribor.

Përsa u përket skuaderave të tjera shqiptare, kampionët e Ballkanit në Kosovë do të sfidojnë Zalgiris Kaunas dhe ky mund të konsiderohet një short me fat për skuadrën e Ilir Dajës, ndërsa Shkupi do të ndeshet me Linkoln Red Imps.

Ndeshjet e para do të luhen në datat 5/6 korrik dhe ato të kthimit në 12/13 të po këtij muaji.
Tirana do ta luajë ndeshjen e parë në transfertë, ndërsa atë të kthimit në “Arenën Kombëtare”. Në rast të kalimit të turit të parë, skuadra kampione e Shqipërisë do të përfitonte një shumë të majme që mund të shkojë deri në 1 milionë euro.