Dani Alves largohet me polemika nga Barcelona: Mbetem një luan!

Ishte në ajër lajmi për vendimin e Barcelonës për të mos rinovuar kontratën dhe Dani Alves e zyrtarizon në mënyrën e tij origjinale duke lënë pas edhe disa polemika. 

"Të dashur tifozë, erdhi momenti i lamtumirës. I kam dedikuar më shumë se 8 vite këtij klubi, këtyre ngjyrave dhe kësaj shtëpie, por si çdo gjë në jetë vitet kalojnë dhe rrugët ndahen. Tentuan të më shkarkojnë por nuk ia dolën mbanë. Një luan edhe në moshën 39-vjeçare mbetet i tillë. Përgjithmonë Forca Barça".

Mesazh i qartë nga mbrojtësi brazilian që pasi u transferua disa muaj më parë në Barcelonë për të ndihmuar klubin në vështirësi, i jep përfundimisht lamtumirën skuadrës katalanase me të cilën ka fituar gjithçka.