Futboll “xhungle”. Vrasin arbitrin sepse ndëshkoi me të kuq lojtarin

Fundjavë tragjike në El Salvador ku një arbitër është dhunuar në mënyrë barbare duke humbur jetën. Ajo që e bën më të rëndë ngjarjen është fakti që xhaketa e zezë u sulmua nga një grup lojtarësh dhe tifozësh.

Bëhet fjalë për 63-vjeçarin Jose Amaya i cili po drejtonte një ndeshje amatore në Toluca. Situata degjeneroi në dhunë kur “bilbili” nxorri të kuqin për një lojtar që e goditi madje vazhdoi ta bënte këtë edhe kur arbitri ishte i shtrirë në tokë.

Me të u bashkuan pak sekonda më pas edhe tifozët dhe disa lojtarë të tjerë që vazhduan ta godisnin arbitrin ndërsa policia nuk ka prangosur asnjë përgjegjës për këtë ngjarje.

Arbitri ndërroi jetë në spital si pasojë e hemorragjisë së brendshme ndërsa federata kërkon me ngulm vendosjen e autorëve përpara përgjegjësisë.