Vllaznia udhëton drejt Rumanisë. Sfidë e vështirë për shkodranët në raundin e dytë të Ligës së Konferencës
Vllaznia duhet t'i bëjë mirë llogaritë në raundin e dytë të Ligës së Konferencës pasi shkodranët mësojnë emrin e kundërshtarit dhe bëhet fjalë për një “kockë të fortë”.

Goglat e Nyon-it e vendosin skuadrën shkodrane përballë Universitatea Craiova, një rival shumë i vështirë por jo i pakalueshëm për ekipin fitues të Kupës së Shqipërisë. Ndeshja e parë do të luhet në "Loro Boriçi".
Short i parashikueshëm për skuadrën e Josës që kishte përballë në vazon 3 edhe ekipe të tjera të forta si Dinamo Tbilisi, BATE Borisov, Kairat Almaty apo Maccabi Tel-Aviv. Sezonin e kaluar në Ligën e Konferencës, skuadra universitare e Rumanisë u eleminua në raundin e dytë nga Laçi.
Ndeshjet e para do të luhen në 21 korriik dhe ato të kthimit në 28. Përsa i përket Laçit e Partizanit, nëse kualifikohen në raundin e dytë, do të ndeshen respektivisht me Floriana-Pertocub dhe Steaua Bukuresht.

Nëse Tirana nuk e kalon dot raundin e parë të Champions League, në Conference League “peshkon” ciftin Zrinjski-Sherif Tiraspol.

