Habit trajneri i Hungarisë: Kur të vdes do të mbahet 1 minutë heshtje për mua
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Qershor 2022, 09:52
Ka vend për festë dhe eufori. Pasi i shkaktoi humbjen më të rëndë të 9 dekadave të fundit në shtëpi Anglisë, trajneri italian i Hungarisë, Marco Rossi bën një deklaratë të papritur.
“Ajo që më lumturon më shumë është se kur të vdes ashtu si gjithë njerëzit, jam i sigurt se në Hungari do të mbajnë një minutë heshtje. Kjo është një arritje shumë e madhe për mua”.
Duket qartë që as vetë 57-vjeçari nuk arrin ta besojë që Hungaria e tij ka shkatërruar Anglinë 4-0 në “Molineux”.
“Nëse do të fitojmë grupin do të jetë një mrekulli. Askush në ëndrrën më të largët nuk mund ta kishte imagjinuar një gjë të tillë. Jam shumë i lumtur për lojtarët, stafin dhe vendin”.
