Sane “shtyu” Lewandowski-n drejt largimit nga Bayerni i Mynihut?

Nuk ka paqe për Lawandowski-n, prej javësh në një betejë të hapur me Bayernin e Mynihut. Polaku kërkon me ngulm largimin nga Gjermania ndërsa kampionët të arkëtojnë sa më shumë, në të kundërt, kërcënojnë me stol për një sezon.

Situatë e komplikuar që po prish çdo gjë të mirë të ndërtuar në 8 sezone ku Lewa ka fituar gjithçka, përfshirë 8 tituj kampionë dhe 1 Champions League.

“Sport1.de” zbulon detaje të tjera shumë intereante që mund të kenë çuar në ndarjen e palëve. Leroy Sane është ankuar për egoizmin e polakut gjatë seancave stërvitore dhe në ndeshjet zyrtare dhe këtë ia ka thënë disa herë ballë për ballë edhe në sytë e shokëve të skuadrës.

Ky detaj mund të ketë ndikuar në tensionimin e situatës deri në pikën kur publikisht Lewandowski deklaroi se nuk ndihej më i lumtur në Bavari dhe ndoshta do të ishte lëvizja e duhur nga ana e Bayernit për ta lënë të lirë.