Video/ Gjermania shkatërron Italinë, Anglia turpërohet në shtëpi nga Hungaria

Tërmet gjerman në Gladbach që trondit nga themelet Italinë në klasiken e Europës. “Die Manchaft” shkatërron 5-2 të kaltërit eksperimentalë të Roberto Mancinit që u dorëzuan pa kushte ndaj formacionit të dorës së parë të Hansi Flick.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e dyfishtë ndërsa në të dytën situata u përkeqësua për kampionët e Europës që pësuan edhe 3 gola, 2 prej të cilëve nga Timo Werner.

Në krizë të thellë edhe Anglia që mbyll klasifikimin e grupit A3 me vetëm 2 pikë pasi pësoi një disfatë të papritur 4-0 në shtëpi nga Hungaria.

Ndeshje e dobët për të besuarit e Southgate ndërsa Hungaria merr kryesimin e grupit me 7 pikë duke lënë pas Gjermaninë dhe Italinë me 6 dhe 5 pikë respektivisht.