Tirana mëson emrat e dy kundërshtarëve të mundshëm për raundin e dytë

Nëse kalon luksemburgasit e Dudelange, Tirana mund të jetë një tjetër sfidë të kalueshme në letër. Në Nyon të Zvicrës, UEFA ka hedhur shortin e raundve të ardhshme për skuadrat e Ligës së Kampioneve ku ekipi i Orges Shehit mëson emrin e çiftit rival të raundit të dytë.

Bardheblutë u rreshtuan në minigrupin 3 me kundërshtarë të mundshëm Olimpiakos, Ludogorets-Sutjeska, Zrinjski-Sherif dhe Pyunik-CFR Cluj. Janë pikërisht këta të fundit që mund të përballen me bardheblutë edhe pse Cluj është një kubdërshtar disi më i fortë se skuadra armene e Pyunik.

Tirana mëson emrat e dy kundërshtarëve të mundshëm

Përsa i përket skuadrave të tjera shqiptare, Ballkani i Ilir Dajës rrezikon të peshkojë Malmon nëse kalon Zalgiris, ndërsa Shkupi do të ketë një përballje shumë të vështirë me Dinamon e Zagrebit nëse mund Lincoln Red Imps.