Shokon ish-tenistja numër 4 e botës: Mendova të hidhesha nga ballkoni

Shokon ish-tenistja numër 4 e botës: Mendova të hidhesha nga

Mund ta kishte mbyllur jetën në mënyrën më të keqe të mundshme. Ish-numri 4 i botës në tenisin e femrave, Jelena Dokic rrëfen momentin damatik dhe këtë e bën në rrjete sociale.

Në muajin prill, ajo ka menduar të hidhet nga kati i 28 i një pallati për shkak të problemeve me depresionin. Në të shkuarën ka pasur probleme të mëdha me babain e saj, një njeri që kontrollonte çdo detaj të jetës së tenistes, e cila shton se ka menduar vetëvrasjen pikërisht në datën 28 prill të këtij viti.

“Këtë datë, që nuk do ta harroj kurrë pasi ndodhesha në katin e 26 të banesës dhe aty mendova që të hidhesha nga ballkoni. Gjithçka ishte errësirë, nuk ka asnjë zhurmë, asnjë imazh, gjithçka është pa kuptim, vetëm lotë, trishtim, depresion dhe dhimbje”, shkruan 39-vjeçarja.  

Në vijim ajo shton se 6 muajt e fundit kanë qenë periudha më e vështirë e jetës, duke theksuar më tej se e mendoi vetëvrasjen për t’i dhënë fund dhimbjes që ndiente, por më vonë arriti të rikthehej në normalitet edhe falë ndihmës së njerëzve të afërt.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JELENA DOKIC ???????????????????????? (@dokic_jelena)