Conference League, Laçi “peshkon” Iskra Danilovgrad në raundin e parë, Partizani në Gjeorgji

Në Nyon të Zvicrës u hodh shorti i raundit të parë për dy ekipet  e Superligës. Fillimisht ishte radha e Laçit që goglat e vendosën përballë skuadrës së malazeze Iskra Danilovgrad. 

Conference League, Laçi “peshkon” Iskra Danilovgrad në

Malazezët e Iskra Danilovgrad e mbyllën sezonin në vendin e katërt në kampionat me 5 pikë më pak se vendi i tretë që u regjistrua nga shqiptarët e Decic dhe 16 pikë larg kryesuesve të Buducnost. Vlera e skuadrës aktuale shkon deri në 3.2 milionë euro edhe pse krahasuar me Laçin që shkon rreth 5 milionë, diferenca nuk është shumë e madhe.

Saburtalo e Gjeorgjisë është kundërshtari i Partizanit që do ta luajë ndeshjen e parë në transfertë dhe atë të kthimit në Tiranë. Vetëm një kampionat ka fituar në vitin 2018 skuadra gjeorgjiane, e cila ka shtuar në muze edhe 2 kupa të Gjeorgjisë e 1 Superkupë. Sezoni i parë në në arenën europiane u regjistrua në 2019-2020, kur në raundin e parë eleminoi Sherif Tiraspol, ndërsa u eleminua nga Dinamo e Zagrebit. Vlera e skuadrës shkon në 4.91 milionë euro, ajo e Partizanit 5.6 milionë.  

Conference League, Laçi “peshkon” Iskra Danilovgrad në

Përsa i përket skuadrave të tjera shqiptare në këtë kompeticion, Gjilani sfidon Liepajan e Letonisë ndërsa Drita e Kosovës do të udhëtojë në Finlandë për të sfiduar Inter Turkun. Ndeshjet e para do të luhen në datën 7 korrik dhe ato të kthimit në 14.

Conference League, Laçi “peshkon” Iskra Danilovgrad në