18 atentate me tritol të pazbardhura, Minisitri Çuçi nuk pranon të flasë për to
Ashtu si zv. ministri Besford Lamallari edhe vetë Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi nuk pranoi të komentojë ngjarjet e fundit kriminale në vend.
Bledi Çuçi: Nuk ka lidhje ajo me këtë takimin sot, jeni komplet gabim.
Nga fillimi i vitit janë regjsitruar 18 ngjarje më tritol, ku asnjë prej tyre nuk është zbardhur. Por sipas ministrit policia po punon edhe me agjensi të huaja më qellim dokumentimin e tyre.
Bledi Çuçi: Policia po punon shumë ngusht me të gjitha agjencitë e tjera ligjzbatuese dhe me partnerët tanë për të zbardhur të gjithë këtë ngjarje të rëndë.
Kto deklarta ministrit i bëri gjatë një konferencë të përbashkët mbi ekstremizmin e dhunshëm. Çuçi u shpreh se ka filluar puna për riatdhesimin e shqiptarëve të tjerë të cilët ndodhën në kampin Al-Hol dhe roj në zonat e luftës në Siri.
Bledi Çuçi: Do të vazhdojmë përpjekjet tona që asnjë grua të mos mbetet më në në ato kampe famëkeqe.
Pak ditë më parë nga këto 2 kampe u kthyen 14 shtatas shqiptarë. Por shumë gra e fëmijë të tjerë kanë mbetur në kamp ndërkohë që sipas ekspertëve kthimit të tyre në atdhe kërkon shumë kohë.

