Pickimet vdekjeprurëse/ Në Fier apelohet për kujdes: Zvarranikët dhe insektet, të rrezikshme

Stina e verës ka  sjellë  përveç temperaturave të larta edhe rastet nga pickimet e zvarranikëve dhe insekteve në Fier.

10 raste nga pickimet nga nepërka, merimanga e zezë dhe akrepi janë identifikuar deri më tani.

Lulzim Banushaj: Nëpër tokat ku punohet ka prezencë edhe të zvarranikëve ku janë gjarpërinjtë dhe nepërkat, ka prezencë edhe të merimangave edhe të akrepave dhe të insekteve të tjera.

Disa raste kanë qenë edhe të rënda, ndërsa janë rrezikuar edhe jetë njerëzish.

Lulzim Banushaj: Janë shumë helmuese dhe kanë arritur të rrezikojnë edhe jetën, nëpërmejt helmimit dhe reaksionit të dhënë nëpërmjet pickimit dhe nga kafshimet.

Mjeku toksikolog Lulzim Banushaj tregon edhe masat që duhet të marrin qytetarët për të shmangur këto pickime.

Lulzim Banushaj: Përdorimi i mjeteve mbrojtëse, përdorimi i dorezave, përdorimi i çizmeve, përdorimi i maskave, përdorimi i kominosheve.

Sipas bluzave te bardha në këtë periudhë helmi i zvarranikeve dhe insteketeve eshte shume i koncentruar dhe viktimat e tyre jane te rrezikuar nga helmi vdekjeprures. Rastet  me te shpeshta jane nga  Fieri dhe Mallakastra ku fermeret ne kete periudhe jane te ekspozuar per shkak te puneve ne bujqesi.