Hetimi i investimeve strategjike/ PD nuk dorëzohet, mbledh firmat për herë të 3-të për hetimin parlamentar
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike nuk është dorëzuar, por ka depozituar për herë të tretë kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për Investimet Strategjike. PD kërkon ngritjen e këtij komisioni pasi sipas tyre ka dyshimet për abuzime dhe klientelizëm për projektet strategjike.
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike nuk është dorëzuar dhe nuk ka hequr dorë nga kërkesa për të hetuar kontratat e investimeve strategjike. Grupi ka mbledhur firmën e 35 deputetëve duke e çuar për herë të tretë në kuvend kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor. PD kërkon ngritjen e këtij komisioni pasi sipas tyre ka dyshimet për abuzime dhe klientelizëm për projektet strategjike.
Kërkesa është firmosur nga 35 deputetë të opozitës, mes tyre edhe ish-kreu i PD-së Luzlim Basha. Ajo që bie në sy është fakti se deputetja Ina Zhupa e cila kishte firmosur më herët e ka tërhequr firmën e saj nga kjo nisëm, që pas bashkimit me grupin e Sali Berishës. Por vihen re se pjesë e nismës janë disa aleatë por dhe deputet që nuk e kaë ndjekur linjën e Enkelejd Alibeajt.
Kjo është kërkesa e tretë e demokratëve që dorezohet per kete komsion nme kuveend pasi mazhoranca socialiste rrëzoi të enjtën kërkesën e dytë të deputetëve të opozitës për ngritjen e Komisionit Hetimor për të kontrolluar mënyrën sesi qeveria ka zbatuar ligjin për investimet strategjike. Përsëritja e kërkesës u bë pasi Agron Duka tërhoqi firmën pak ditë më parë, ndërsa në vend të tij për ngritjen e komisionit firmosën Enkelejd Alibeaj dhe Lulzim Basha
Ligji për komisionet hetimore kërkon të paktën 35 firma deputetësh, që të ngrihet një komision. Kërkesa e demokratëve vjen pa denoncimeve ne media se persona dhe familjar të lidhur me qeverinë kanë përfituar pasuri publike, nën petkun e investitorit strategjik. Në mbledhjen e fundit të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj Demokratët përcaktuan përbërjen e Komisioni Hetimor.

