Mjetet elektrike “pushtojnë” rrugën e biçikletave në Lungomare, ndërhyn policia me gjoba

Rritja e numrit të motorëve elektrikë të cilët janë të vendosur përgjatë Lungomares e kanë kthyer korsinë e biçikletave në një pikë të mbipopulluar me mjete elektrike.

Kjo ka bërë që Policia bashkiake e Vlorës ka nisur tashmë një aksion në terren për të gjithë mjetet elektrike të cilat ecin në korsinë e destinuar për biçikleta në Lungomare.

Mbrëmjen e kaluar janë ndaluar mbi 40 mjete për të cilat janë vendosur gjoba ndërkohë që nuk kanë munguar dhe debatet mes personave që i kishin marrë me qira dhe policisë bashkiake.

Sipas burimeve nga policia bashkiake, ky aksion vjen pas shqetësimeve nga ana e drejtuesve të biçikletave ku nuk kanë munguar dhe incidente mes tyre.

Mjetet elektrike “pushtojnë” rrugën e biçikletave