Pelegrinazhi në Kishën e Shna Ndout në Laç, kaos në lëvizje në rrugët e qytetit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Qershor 2022, 22:52
Dyndja e njerëzve për t’u bërë pjesë e pelegrinazhit në Kishën e Shna Ndout në Laç ka krijuar kaos në lëvizje në rrugët e këtij qyteti.
Trafiku ka nisur të rendohet që prej orës 19.00 të kësaj të diele (12 qershor).
Për të ndihmuar sado pak në lehtësimin e lëvizjes janë vendosur dhjetëra efektivë të policisë rrugore dhe asaj të rendit, ndërsa është kufizuar lëvizja e mjeteve në rrugën drejt Kishës.
