Bashkia nuk bën as punën e saj, Banorët: Rruga e shkatërruar, do rregullohet kur të bëjnë pallatin thonë
Problemi i përsëritur i rrugëve në kryeqytet ka shqetësuar banorët në lagjen “Ali Demi”. Prej dy vitesh rruga është kthyer në gangrenë dhe pavarësisht kërkesave drejtuar Bashkisë nuk është marrë asnjë masë.
Kjo është panorama që të ofron rruga “Kolë Popa” në lagjen Ali Demi.
Gropat e mbushura me ujë të ndenjur e të ndotur e kanë kthyer në sfidë kalimin në këtë rrugë.
Në projektin e pallatit që po ndërtohet ngjitur kësaj rruge, prej dy vitesh banorët janë në pritje për restaurimin e saj.
“K4emi mbi dy vite që presim. Ka 15 vite që nuk është bërë një hata e tillë. Bëjnë pallate dhe nuk duan t’ia dinë.”
Kjo zonjë e cila banon në katin e parë, shprehet shumë e shqetësuar për ndotjen e shkaktuar.
Për këtë arsye disa herë i është drejtuar Bashkisë se Tiranës, por përgjigja nuk ofron asnjë zgjidhje.
“Është shkatërruar, pluhura brenda, por nuk do t’ia dijë njeri.”
Deri më tani hallet e popullit shkojnë në vesh të shurdhët.
“thonë do të bëhet pallat dhe do të rregullojë.”
Për të moshuarit është edhe më e vështirë të kalojnë këtu.
Të njëjtën vështirësi hasin edhe automjetet, të cilat herë pas here ngecin në këtë rrugë.
Ashtu si në shumë rrugë të tjera të kryeqytetit ky problem mbetet gjithmonë i pazgjidhur.
Kryeqytetasit nuk ndihen aspak si të tillë e kërkojnë që sa më parë të merren masa për restaurimin e këtyre rrugëve.
