Dy aksidente në Lezhë, 3 vajza përfundojnë në kanal me makinë, përplaset edhe motoçikleta

Dy aksidente kanë ndodhur në harkun kohor te pak minutave në rrugët e qarkut të Lezhës.

Një automjet me të cilin udhëtonin 3 vajza doli nga rruga dhe përfundoi në një kanal me ujë në rrugën e Shenkoll-Tale.

Të ndihmuar dhe nga banor të zonës vajzat arritën të dalin nga makina, duke shpëtuar për mrekulli.

Pak minuta me vonë një tjetër aksident ndodhi me rrugën e Kunes në Shëngjin, ku një automjet u përplas me një motoçikletë.

Për pasoje mbeti i plagosur drejtuesi i motoçikletës i cili është dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës.

Për të dy aksidentet policia nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave te tyre.

Dy aksidente në Lezhë, 3 vajza përfundojnë në kanal me