Sot 23-vjetori çlirimit të Kosovës, Basha: Nderim për bijat dhe bijtë e Kosovës, Rugovën dhe Jasharin

Kur sot shënohet 23-vjetori e çlirimit të Kosovës nga NATO, një reagim ka ardhur edhe nga ish-kryedemokrati Lulzim Basha.

Basha shkruan se kjo datë shënoi fundin e një lufte të drejtë dhe sakrificash mbinjerëzore për realizimin e ëndrrës shekullore për një Kosovë të lirë.

Ai shton se shqiptarët ju janë përjetë mirënjohës aleatëve tanë strategjikë, vendeve anëtare të NATO-s të udhëhequr nga SHBA, vendeve mike dhe aleate të Evropës dhe partnerëve të tjerë që mbështetën.

Basha: 12 qershori 1999 shënoi fundin e një lufte të drejtë dhe sakrificash mbinjerëzore për realizimin e ëndrrës shekullore për një Kosovë të lirë. Në këtë ditë të shënuar, nderimi ynë i thellë shkon për bijat dhe bijtë e Kosovës që dhanë jetën për liri, për qëndresën paqësore të Presidentit historik, Ibrahim Rugova, për luftën heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe simbolit të saj, Komandantit Legjendar, Adem Jashari.

Në këtë rrugëtim plot sakrifica dhe shpresë drejt ëndrrës së çlirimit të Kosovës, shqiptarët ju janë përjetë mirënjohës aleatëve tanë strategjikë, vendeve anëtare të NATO-s të udhëhequr nga SHBA, vendeve mike dhe aleate të Evropës dhe partnerëve të tjerë që mbështetën dhe luftuan për kauzën e drejtë të Kosovës së lirë, si dhe për ndihmën e vazhdueshme që kanë dhënë e japin për konsolidimin e shtetit demokratik të Kosovës. Sot, 23 vite pas ditës së parë të lirisë, Kosova është kontributore në paqen dhe sigurinë e rajonit, duke ndërtuar bashkarisht me partnerët dhe aleatët tanë një të ardhme euro-atlantike për të gjithë qytetarët e saj dhe mbarë rajonin.