“Bullgaria perëndimore e ardhshme” Batuta e Ramës shkakton reagime në Shkup, kryeministri: Sherr mejhaneje

Një batutë e Ramës ndaj kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Kovaçevski duket se ka shkaktuar reagime të forta në Shkup.

Rama në këtë video e quajti Kovaçevski duke thënë “Bullgaria perëndimore ardhshme” teksa po takohej me Scholz në Selanik.

Rama: Për të qeshur dhe qarë histeria e disave në Shkup ndaj kryeministrit Kovaçevski, pas publikimit të videos së duarshtrëngimeve me Kancelarin Scholz në Selanik, ku ironizova bllokadën e shëmtuar ndaj Maqedonisë së Veriut nga ana e Bullgarisë! Sherr mejhaneje mes tymit të qofteve.