Turizëm kaotik e pa punëtorë, ndarja e hapësirave të plazheve, bizneset në Vlorë: Kaos!

Industria e hoteleri-turizmit edhe pse më fitimprurësja për ekonominë e vendit vijon të përballet me problematika. Në Vlorë edhe këtë vit ka një mungesë të theksuar të punonjësve profesionistë, ndërsa ndarja e hapësirave të plazheve është një tjetër problematikë atje.

Edhe këtë sezon bizneset në Vlorë do të përballen me mungesën e punonjësve vendas!

Kuzhinierët, kamerierët dhe sanitaret, janë pozicionet që kanë mangësi në punonjës .

Në këto kushte, disa kanë marrë punonjës nga jashtë vendit.

Ndarja e parcelave të plazhit është një tjetër problem me të cilin po vijojnë të përballet sektori i hoteleri-turizmit.

Edhe pse e gjithë procedura duket se është rregulluar me aplikimet online, ndryshe shprehen bizneset.

Ndarja e plazheve ka shkaktuar jo në pak raste përplasje mes bizneseve ndërsa sezonin e kaluar 4 persona u vranë pas përplasjes së dy familjeve atje për këtë problematikë.