Vlorë, lëvizte me pistoletë me vete, prangoset 33-vjeçari

Policia e Vlorës ka prangosur një 33-vjeçar, i cili qarkullonte me armë zjarri me vete.

Gjatë kontrollit të shtetasit O. K., shërbimet e Policisë gjetën në çantën e tij, një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe municion luftarak që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se në lagjen "24 Maj", Vlorë, lëvizte një shtetas me armë zjarri me vete, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Inside”. Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: O. K., 33 vjeç, banues në lagjen “24 Maj”  Vlorë, për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit.” – njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.