Lajthit Veliaj: Fajin që Lana doli nga shtrati e ka Ilir Meta, ka bllokuar projektin
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e ka gjetur fajtorin pse Lana doli nga shtrati dhe përmbyti zonë te “Pallati me Shigjeta”.
Gjatë takimit informues me socialistët e Njësisë 4, për procesin zgjedhor të drejtuesve të rinj në Partinë Socialiste ai tha se fajin e ka Ilir Meta.
Veliaj: Patëm një javë shirash në Tiranë, por nuk e pashë në asnjë lajm Bregun e Lumit. E patë ju në lajme Bregun e Lumit? Ndërkohë, para ca vitesh mjaftonte një vesë shiu dhe Bregu i Lumit ishte tema kryesore e edicioneve, hapeshin lajmet me xhirime nga Bregu i Lumit.
Sa mirë që sot, e vetmja ‘hinkë’ është ajo te “Pallati me Shigjeta”, për t’i treguar Ilir Metës dhe kujtdo tjetër, që ka penguar deri tani projektin, se na ka ngelur të bëjmë edhe pjesën te “Pallati me Shigjeta”, duke e zgjatur deri në Kashar, siç bëmë nga Materniteti i Ri deri në Shkozë. Ku kemi vënë dorë, gjërat janë bërë më mirë. Ku jemi penguar, thjesht jemi vonuar, por nuk jemi tërhequr ne.
Kujtojmë se pak ditë më parë, pak minuta shi mjaftuan që të përmbytej Tirana, ndërsa Lana doli nga shtrati duke nxjerrë llum dhe plehra në rrugë.
Siç duket për gjithë këtë situatë kryebashkiaku mundohet të gjejë justifikime, pa mbajtur përgjegjësi sa herë mbytet Tirana me pak minuta shi.
