Rama “fundos” Kovacevskin, qeshi me batutën, opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit të MV
Opozita në Maqedoninë e Veriut ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Kovaceski pasi sipas saj ka poshtëruar vendin me mos reagimin e tij ndaj batutave të Edi Ramës në Selanik për Bullgarinë. Por kryeministri shqiptar këtë e ka quajtur tymnajë dhe sherr të rëndomtë të politikës atje.
Batutat e kryeministrit Shqiptar Edi Rama gjatë takimit të kancelarit gjerman Olaf Scholz me lideret e Evropës Juglindore në Selanik, jo vetëm që nuk kanë argëtuar qytetarët e Maqedonisë së Veriut, por ata e cilësojnë si incident diplomatik.
Gjatë shtrëngimit të duarve të Scholz me kreun e qeverisë maqedonase Kovaçesku, Edi Rama me ironi i drejtohet homologut të tij si Kryeministri i ardhshëm i Bullgarisë Perëndimore.
Mos reagimi i Kovaceskut ndaj batutave të Ramës mund t’i kushtojë atij largimin nga detyra, hapin e parë për këtë e ka ndërmarrë VMRO/DPMEN duke i kërkuar dorëheqjen nga drejtimi i qeverisë së Maqedonisë së Veriut.
Sipas nënkryetarit të opozitës, shteti i tyre në këtë takim është poshtëruar ndërkombëtarisht.
Pasi u përball me pasojat e batutave të tij ndaj Kovaçeski, kryeministri shqiptar është detyruar të reagojë në Twitter duke sqaruar se ishte një ironi për veton bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut.
Bullgaria ende nuk ka vendosur për të zhbllokuar rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut për të marrë datën për konferencën ndërqeveritare.
Por nga ky qëndrimi i Sofias preket edhe vendi ynë pasi unioni ka vendosur që Tirana dhe Shkupi të jenë bashkudhëtare të paktën deri në marrjn e një përgjigje pozitive nga lideret e BE.
