Plazhet pa siguri, 2 mijë e 900 stacione, vetëm 1 mijë e 150 me vrojtues të certifikuar

Vitin e shkuar të paktën 24 pushues humbën jetën në plazhet e Shqipërisë. Edhe këtë verë garantimi i sigurisë për turistët mbetet problem. Në të gjithë vendin janë 2 mijë 900 stacione plazhe, por vetëm 1 mijë e150 prej tyre mbulohen me vrojtues të certifikuar.

Plazhet duket se nuk do të ofrojnë siguri për pushuesit as këtë verë.

Në shumë prej tyre nuk ka vrojtues të certifikuar.

Numri i rojeve është shumë më i ulët se stacionet e plazheve.

“Kemi 1100 vrojtues të trajnuar. Duhen rreth dyfish i këtij numri.”

Robert Neçaj, zëvendës president i Federatës “Vrojtuesit e Plazhit dhe shpëtimi në ujë” thotë se edhe këtë verë janë hapur stacione pa roje.

Për administratorët paralajmëron masa deri ne heqjen e licencave.

“Problematikat janë disa, por kryesisht janë me hapjen e sesioneve të plazhit, me një vrojtues duke hapur disa stacione plazhi. Ose me plazhe pa vrojtues fare.”

Vitin e shkuar të paktën 24 pushues humbën jetën në plazhet e Shqipërisë.

Mungesa e rojeve bregdetare dhe mos ofrimi i ndihmës në kohë ishte një ndër shkaqet.

Plazhet pa siguri, 2 mijë e 900 stacione, vetëm 1 mijë e 150 me